Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Aktivitet në Universitetin e Elbasanit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Konkurrencës

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Konkurrencës, Autoriteti i Konkurrencës në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, komunitetin e biznesit dhe pushtetin vendor, kanë organizuar një aktivitet me temë: ‘’Kontributi i Autoritetit të Konkurrencës në zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve’’.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja nga komuniteti i biznesit të parimeve dhe rregullave që duhet të ketë dhe zbatojë biznesi, për një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Zv.Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” Prof.Asc.Dr. Peçi Naqellari, Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi, , Dekania e Fakultetit Ekonomik Prof.Asc.Dr. Imelda Sejdini, Nënkryetari i Bashkisë Elbasan Klevis Xhoxhi, pedagogë, përfaqësues nga dhoma e tregtisë dhe biznesit si dhe studentë.

Zv.Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Asc.Dr.Peçi Naqellari, në cilësinë e mikëpritësit të këtij aktiviteti, u ka uruar fillimisht mirëseardhjen të pranishmëve. Ai ka theksuar se aktivitete të tilla tregojnë se Universiteti i Elbasanit synon të mbetet në pararojë të zhvillimeve, në kuadër të vazhdimit të politikave të tij të dyerve të hapura, duke qenë mbështetës dhe kontribues real, në jetën e qytetit. Ai ka theksuar se në këtë drejtim edhe bashkëpunimi me Autoritetin e Konkurrecës do të jetë i frytshëm në dobi edhe të gjithë komunitetit të biznesit të Elbasanit dhe më gjerë, qytetarëve të tij.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi, u shpreh se aktiviteti synon promovimin e rregullave dhe lojën e ndershme të konkurrencës së bizneseve të Elbasanit. Sipas Dekanes së Fakultetit Ekonomik Prof.Asc.Dr.Imelda Sejdini tashmë që kuadri ligjor është i plotësuar në këtë drejtim, mbetet vetëm njohja dhe interpretimi, dhe kjo duhet të fillojë që nga universitetet.

Edhe nënkryetari i Bashkisë Elbasan e përshëndeti organizimin e këtij takimi dhe rëndësinë e tij. Më pas aktiviteti vazhdoi me prezantimin mbi njohjen dhe respektimin e rregullave që duhet të zbatohen nga biznesi dhe ndërrmarrjet në drejtim të konkurrencës së ndershme.

ZAktivitet në Universitetin e Elbasanit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Konkurrencës, Uniel ZAktivitet në Universitetin e Elbasanit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Konkurrencës, Uniel ZAktivitet në Universitetin e Elbasanit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Konkurrencës, Uniel ZAktivitet në Universitetin e Elbasanit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Konkurrencës, Uniel ZAktivitet në Universitetin e Elbasanit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Konkurrencës, Uniel ZAktivitet në Universitetin e Elbasanit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Konkurrencës, Uniel