Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Zhvillohet ceremonia e nisjes së vitit të ri akademik 2017-2018 në UE

Në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” është zhvilluar ceremonia e nisjes së vitit të ri akademik 2017-2018. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë autoritetet drejtuese të këtij Universiteti, si dhe i ftuar edhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit zoti Qazim Sejdini!

Fillimisht stafin akademik dhe studentët i përshëndeti Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof.Dr. Skender Topi. Duke u uruar mirëseardhjen në mënyrë të veçantë studentëve të vitit të parë, Rektori ka vënë theksin në faktin se ata do të vijojnë studimet në një universitet të akredituar, diploma e të cilit është ndër më të njohurat dhe të vlerësuarat në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit. Prof.Dr. Skender Topi ka theksuar gjithashtu se studentët do të kenë mundësi të shfrytëzojnë mjediset bashkëkohore të Universitetit të Elbasanit, të cilat krijojnë kushtet për zhvillimin e plotë të procesit të mësimdhënies dhe atij kërkimor shkencor, brenda standardeve më të mira në Shqipëri, por edhe në rajon, nga një staf i kualifikuar me tituj dhe grada shkencore në 80% të përbërjes së tij. Me këtë rast ai u ka bërë thirrje studentëve të angazhohen maksimalisht në studime, pasi vetëm kështu ata do të jenë profesionistë të zotë në tregun e nesërm të punës. Gjithashtu Rektori ka vënë në dukje faktin se Universiteti i Elbasanit ka nënshkruar vetëm vitin e fundit 43 marrëveshje bashkëpunimi me universitete homologe, kryesisht europiane, marrëveshje të cilat do të ofrojnë shanse për të gjithë studentët dhe pedagogët në përfitimin e bursave të studimit, në kuadër të programeve dypalëshe.

Duke përshëndetur në këtë ceremoni, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, ka vlerësuar faktin se tashmë gjithë studentët do të kenë mundësi të studiojnë në një Universitet që kaloi me sukses provën e akreditimit nga agjensia e huaj britanike, siç është Universiteti i Elbasanit. Ai gjithashtu ka thënë se Bashkia e Elbasanit, po bën të gjitha përpjekjet për të përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën e qytetit, gjë që do të jetë një ndihmë më shumë, për të gjithë studentët që zgjedhin Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, për të studiuar.

Stafin akademik dhe studentët i kanë përshëndetur më pas edhe Zv.Rektori i Universitetit Prof.As.Dr.Peçi Naqellari, Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës Prof.Dr.Sotir Mali, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof.As.Dr. Albert Riska si dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Prof.As.Dr. Shkëlqim Hidri.

Zhvillohet ceremonia e nisjes së vitit të ri akademik 2017-2018 në UE, Uniel Zhvillohet ceremonia e nisjes së vitit të ri akademik 2017-2018 në UE, Uniel Zhvillohet ceremonia e nisjes së vitit të ri akademik 2017-2018 në UE, Uniel Zhvillohet ceremonia e nisjes së vitit të ri akademik 2017-2018 në UE, Uniel Zhvillohet ceremonia e nisjes së vitit të ri akademik 2017-2018 në UE, Uniel Zhvillohet ceremonia e nisjes së vitit të ri akademik 2017-2018 në UE, Uniel Zhvillohet ceremonia e nisjes së vitit të ri akademik 2017-2018 në UE, Uniel Zhvillohet ceremonia e nisjes së vitit të ri akademik 2017-2018 në UE, Uniel