Rektori Skender Topi merre pjesë në ceremoninë e inaugurimit të vitit akademik në Universitetin e Barit
Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Skender Topi ishte një ndër të ftuarit e veçantë në ceremoninë e inaugurimit të vitit akademik 2016-2017, në Universitetin Aldo Moro të Barit në Itali. Dikur ish student i këtij Universiteti në Fakultetin e Mjekësisë, Rektori Skender Topi, ishte i ftuar special, së bashku me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave në Itali, Pier Carlo Padoan, Shefin e Kabinetit të kësaj Ministrie Gaetano Manfredi, Presidentin e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Italiane Federico Gallo.
Fillimisht të gjithë të pranishmit i përshëndeti Rektori i Universitetit të Barit Antonio Felice Uricchio, duke uruar mirëseardhjen në këtë ceremoni të veçantë dhe duke folur për prioritetet e Universitetit që ai drejton.
Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, Prof. Dr. Skender Topi, duke folur në këtë ceremoni, falenderoi Universitetin e Barit, si një institucion mik dhe partner, jo vetëm të Universitetit të Elbasanit, por edhe mbarë shqiptarëve. Ai ka theksuar se bashkëpunimi mes dy universiteteve, tashmë është prej kohësh konkret, në bazë të marrëveshjeve të përbashkëta të nënshkruara, ku mobiliteti i stafeve akademike dhe i studentëve është një ndër pikat më kryesore të aplikuara deri më tani.
Ministri Italian i Ekonomisë dhe Financave Pier Carlo Padoan mbajti përpara të ftuarve një ligjëratë me titull, “ Europa gjithpërfshirëse: Roli i kapitalit njerëzor”. Kjo temë është diskutuar edhe në kuadër të takimit që 7 vendet më të industrializuara të botës, kanë zhvilluar në Bari.
Ndërkohë gjatë vizitës së tij në Itali, pranë Universitetit të Barit, Rektori Skender Topi është shoqëruar edhe nga Dekania e Fakultetit të Shkencave të Edukimit Valentina Haxhiymeri , e cila kanë zhvilluar takime dypalëshe edhe me homologët e saj në Universitetin e Barit, ku kanë diskutuar mbi mundësi të bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor dhe të mësimdhënies.
![Rektori Skender Topi merre pjesë në ceremoninë e inaugurimit të vitit akademik në Universitetin e Barit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Rektori_Skender_Topi_n_Universitetin_e_Barit-1.jpg)
![Rektori Skender Topi merre pjesë në ceremoninë e inaugurimit të vitit akademik në Universitetin e Barit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Rektori_Skender_Topi_n_Universitetin_e_Barit-2.jpg)
![Rektori Skender Topi merre pjesë në ceremoninë e inaugurimit të vitit akademik në Universitetin e Barit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Rektori_Skender_Topi_n_Universitetin_e_Barit-3.jpg)
![Rektori Skender Topi merre pjesë në ceremoninë e inaugurimit të vitit akademik në Universitetin e Barit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Rektori_Skender_Topi_n_Universitetin_e_Barit-4.jpg)
![Rektori Skender Topi merre pjesë në ceremoninë e inaugurimit të vitit akademik në Universitetin e Barit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Rektori_Skender_Topi_n_Universitetin_e_Barit-5.jpg)