Pedagogu i SUNY Fredonia, SHBA, vjen në UE pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit
Ted Schwalbe, profesor i komunikimit në Universitetin Shtetëror të New York-ut, Fredonia në SHBA, ka nisur mësimdhënien për një periudhë 3 javore në Universitetin e Elbasanit. Prezenca e tij në këtë Universitet, është bërë e mundur falë marrëveshjes së bashkëpunimit që Universiteti i Elbasanit, nënshkroi vetëm pak kohë më parë me Universitetin e Fredonia-s, bursave Fulbright dhe mbështetjes së Ambasadës Amerikane Në Tiranë. Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof. Dr.Skender Topi , duke i uruar mirëseardhjen pedagogut të ftuar amerikan, ka garantuar mbështetjen e plotë të tij personale dhe të gjithë stafit të Universitetit të Elbasanit ndaj bashkëpunimeve të tilla. Rektori gjatë takimit, ka falenderuar edhe Ambasadën e SHBA në Tiranë, për mbështetjen e vazhdueshme dhe për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar me Universitetin e Elbasanit, në kuadër të shkëmbimeve të ndërsjelltave të eksperiencave në fushën akademike.
Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes Universitetit të Elbasanit dhe SUNY Fredonia, shkëmbimi i stafeve akademike do të jetë i dyanshëm, që do të thotë se edhe pedagogët shqiptarë do të kenë mundësi për eksperienca mësimdhënie në SHBA.
![Pedagogu i SUNY Fredonia, SHBA, vjen në UE pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Pedagogu_i_SUNY_Fredonia-1.jpg)