Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Universiteti i Elbasanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të New York-ut Fredonia

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit dhe Universiteti Shtetëror i New York-ut në Fredonia, SHBA, tashmë do të kenë mundësi të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Marrëveshja për këtë qëllim është nënshkruar gjatë një vizite në SHBA, nga Rektori i Universitetit Prof.Dr.Skender Topi dhe Presidentja e SUNY Fredonia, Dr.Virginia Horvath. Gjatë vizitës në këtë universitet, Rektori Skender Topi dhe delegacioni që e shoqëronte, u takuan me bordin drejtues të Universitetit amerikan, dekanë të fakulteteve dhe pjesëtarë të stafit akademik të tij. Gjatë këtyre takime është biseduar mbi mundësitë konkrete të bashkëpunimit, kryesisht në drejtim të shkëmbimit të stafeve dhe studentëve të të dy universiteteve, projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore si dhe trajnime në fusha të ndryshme.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes ka qenë mjaft e veçantë, pasi është shoqëruar edhe me vendosjen e Flamurit Shqiptar, në bibliotekën e Universitetit. Rektori Prof.Dr.Skender Topi dhe pjesëtarët e tjerë të stafit të Universitetit të Elbasanit, vizituan nga afër ambientet e ndryshme të SUNY Fredonia, si dhe u njohën me programet e studimit dhe projektet e kërkimit, në të cilat është angazhuar ky Universitet. Kjo vizitë, vjen pas një përvoje mjaft pozitive që një prej pjesëtarëve të stafit të SUNY Fredonia, Dr. Iclal Vanwesenbeck përjetoi gjatë një periudhe 4 mujore, pranë Universitetit të Elbasanit, në kuadër të programeve Fulbright të ofruara nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Përmes marrëveshjes së nënshkruar institucionalizohet bashkëpunimi mes dy universiteteve, duke bërë që Universiteti i Elbasanit, tashmë të ketë një tjetër partner në SHBA, pas atij të Northern Illinois University në Chicago.

Universiteti i Elbasanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të New York-ut Fredonia, Uniel Universiteti i Elbasanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të New York-ut Fredonia, Uniel Universiteti i Elbasanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të New York-ut Fredonia, Uniel