Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Nis punën urdhri i punonjësit social

Ka nisur punën pas ligjit të miratuar dhe Udhëzimit të Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, urdhri i punonjësit social. Për prezantimin e këtij urdhri dhe hapave që do të ndiqen për institucionalizimin e tij, është zhvilluar në Universitetin e Elbasanit një work-shop, me studentë dhe punonjës social, Institucione shtetërore dhe shoqata joqeveritare që operojnë në fushën e shërbimeve sociale, ku të pranishëm ishin edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi dhe Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Skender Topi.

Duke folur përpara të pranishmëve rektori Prof.Dr. Skender Topi, ka theksuar rëndësinë e krijimit të urdhrit të punonjësit social në kuadër të profesioneve të rregulluara tashmë në vendin tonë. Më tej ai u shpreh se:

“Diploma e marrë në Universitete do të jetë kriteri bazë që një aplikant duhet të ketë për të përfituar licencën e Urdhrit të Punonjësit Social, kështu që unë jam i lumtur që këtë proces ta nisim sot me këtë work-shop në ambjentet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Jam shpresë plotë se ky proces i rëndësishëm do të shkojë mirë dhe Universiteti ynë do të ofrojë mbështetje të plotë në jetësimin e urdhërit. Ne do të mbështesim dhe hapjen e info- point (pika informimi) pranë Departamentit të Shkencave Sociale, në mënyrë që të gjithë të interesuarit të informohen në mënyrën më të mirë të mundëshme”.

Ndërkohë duke folur në këtë takim Ministri i Miqëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi e ka vënë theksi tek rëndësia e rolit të punonjësit social tek shoqëria shqiptare. Ai ka theksuar se ka ardhur momenti që roli i punonjësit social të vijë duke u rritur, sidomos në një fushë mjaft të rëndësishme të vendimarrjes sociale, siç janë vendimet për heqjen e të drejtës së prindërimit, personave që abuzojnë me fëmijët.

Nis punën urdhri i punonjësit social, Uniel Nis punën urdhri i punonjësit social, Uniel Nis punën urdhri i punonjësit social, Uniel