Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Nis ne UE viti i ri akademik 2016-2017

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani të Elbasanit është zhvilluar ceremonia e nisjes së vitit të ri akademik 2016-2017. Përveç autoriteteve drejtuese të këtij Universiteti të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Bukurosh Stafa.

Duke iu drejtuar studentëve të pranishëm Rektori i Universitetit Prof.Dr. Skender Topi, u ka uruar mirëseardhjen, duke premtuar angazhimin maksimal të gjithë stafit që ai drejton, për një arsimim cilësor, me qëllim lëshimin e diplomave të vlefshme për tregun e punës.

Më tej duke u ndalur te bashkëpunimet me universitetet homologe, Rektori Skender Topi ka thënë:

“Unë dua t’ju deklaroj, se ne si Universitet, po bëjmë gjithë përpjekjet që studentët tanë të jenë studentë europianë. Për këtë qëllim vetëm në muajt e fundit, kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me universitete homologe në SHBA, Çikago, New York etj. dhe në Europë, me universitete në Spanjë, Itali, Portugali, Austri, Kroaci, Poloni, Çeki e vende të tjera. Në këto marrëveshje ajo që ne kemi kërkuar, ka qenë mbi të gjitha mobiliteti i pedagogëve dhe në mënyrë të veçantë i studentëve”.

Ndërkohë duke u ndalur te procesi i akreditimit të Universitetit të Elbasanit, Rektori Skender Topi duke iu drejtuar studentëve ka deklaruar:

“Ju vazhdoni studimet në një Universitet, që i është nënshtruar ndër të parët institucione të arsimit të lartë në Shqipëri, edhe procesit të akredimit. Ne jemi duke pritur raportin e plotë të agjencisëbritanike të akreditimit, me besimin dhe shpresën se ai raport, do të certifikojë arritjet dhe zhvillimin e këtij universiteti dhe do të jetë një element tjetër që do t’i shtojë peshën dhe rëndësinë diplomës që ju do të merrni këtu”.

Mesazhe të mirëseardhjes për studentët kanë dhënë edhe Zv.Rektori i Universitetit Prof.As.Dr. Peçi Naqellari, ish Rektori Prof.Dr. Jani Dode dhe Prof.Dr. Roland Gjini.

Po kështu studentët u përshëndetën edhe nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Bukurosh Stafa.

Nis ne UE viti i ri akademik 2016-2017, Uniel Nis ne UE viti i ri akademik 2016-2017, Uniel Nis ne UE viti i ri akademik 2016-2017, Uniel Nis ne UE viti i ri akademik 2016-2017, Uniel