Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Hidayet Bayraktar, uron Rektorin Skender Topi per detyrën e tij të re
Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri Hidayet Bayraktar, i shoqëruar nga zëvendësi i tij Sinan Cem Bas, zhvilloi një vizitë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Ai u prit në një takim nga Rektori i këtij Universiteti Prof.Dr. Skender Topi. Duke e falenderuar ambasadorin për vizitën e tij , Rektori Skender Topi ka shprehur gadishmërinë e tij dhe stafit të Universitetit, për të rritur më tej bashkëpunimet që Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, ka pasur dhe ka me ambasadën turke, por në mënyrë të veçantë me Universitet e shtetit turk, me dy prej të cilave Universiteti ka edhe marrëveshje bashkëpunimi. Rektori Skender Topi është shprehur se është i gatshëm që implementimi konkret i këtyre marrëveshjeve, të fillojë menjëherë me shkëmbimet e përbashkëta të stafeve akademike dhe studentëve, si dhe në drejtim të projekteve të përbashkëta të kërkimit shkencor, në fusha të caktuara.
Ambasadori Hidayet Bajraktar, duke uruar fillimisht Rektorin për detyrën e tij të re, ka shprehur gjithashtu kënaqësinë dhe gadishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Ai mbështeti idenë e Rektorit Skender Topi, që bashkëpunimet me Universitetet turke, të fillojnë të bëhen konkrete dhe të prekshme për stafet akademike dhe studentët sa më shpejt të jetë e mundur.
![Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Hidayet Bayraktar, uron Rektorin Skender Topi per detyrën e tij të re, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Ambasadori_i_Turqis_n_Shqipri_Hidayet_Bayraktar-1.jpg)
![Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Hidayet Bayraktar, uron Rektorin Skender Topi per detyrën e tij të re, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Ambasadori_i_Turqis_n_Shqipri_Hidayet_Bayraktar-2.jpg)