Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi takim në Universitetin e Elbasanit
Në kuadër të diskutimit të programit për për rininë dhe të aktiviteteve me rastin e 25 vjetorit të ditës së rinisë, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ka zhvilluar një takim me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Duke i uruar mirëseardhjen në ambientet e këtij Universiteti Ministrit Blendi Klosi, Zv.Rektorja e Institucionit Prof.Asc.Dr. Imelda Sejdini, ka ftuar studentët që të jenë aktivë në bashkëbisedim dhe të diskutojnë mbi problematikat që ata i shqetësojnë dhe të ardhmen e tyre, duke theksuar se ky është edhe qëllimi i organizimit të takimit.
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi në fjalën e tij , ka theksuar se jo më kot fillimi i aktiviteteve me rastin e 25 vjetorit të festës së Rinisë, është përzgjedhur të bëhet në qytetin e Elbasanit, një qendër e madhe e zhvillimit të kulturës dhe arsimit mbarëkombëtar. Duke u ndalur tek dita e rinisë Ministri Blendi Klosi ka theksuar se 25 vjet më parë, të rinjtë e asaj kohe teksa u ngritën mbi diktaturën kishin një ëndërr, ta bënin Shqipërinë si gjithë Europa. Sipas tij në atë kohë pritshmëritë ishin më të mëdha dhe askush nuk besonte se proçesi i shndërrimit dhe zhvillimit të Shqipërisë, do të ishte kaq i gjatë. Sot më shumë se kurrë ka theksuar Ministri Klosi, ne kemi nevojë për energjitë dhe punën e të rinjve për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit dhe transformimit të vendit.
Takimi ka vazhduar më pas me pyetje dhe bashkëbisedim mes studentëve të pranishëm dhe Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.
Aktivitete në UE
Biblioteka
Njoftime
Kontakte