Ambasadori i Francës vizitë në Universitetin e Elbasanit
Ambasadori i Francës i akredituar në Shqipëri, Z. Bernard Fitoussi ka zhvilluar një vizitë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Vizita e ambsadorit ka qenë në kuadër të disa konferencave që po mbahen në 3 Universitete të vendit , nismë kjo që i paraprin zhvillimit të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimin Klimatik, që do të mbahet në Paris.
Fillimisht Ambasadori Fitoussi u prit në një takim nga Rektori i Universitetit Prof.Dr. Liman Varoshi. Ky i fundit e njohur ambasadorin me zhvillimet e Universitetit të Elbasanit, duke nisur që nga krijimi i tij si pasues i Normales, shkollës së parë të formimit të mësuesve në mbarë trojet shqiptare, deri në ditët e sotme. Rektori Liman Varoshi e ka vënë theksin tek proçesi i akreditimit, të cilit do ti nënshktrohet ky institucion i Arsimit të Lartë.
Prof.Dr. Liman Varoshi ka shprehur bindjen, se me statusin aktual, me punen e bërë në drejtim të kualifikimit të stafit akademik, me kushtet që ofron Universiteti i Elbasanit, proçesi i akreditimit do të rezultojë i sukseshëm, duke e vendosur këtë institucion në pararojë të Universiteteve Shqiptare. Nga ana e tij Ambasadori Bernard Fitoussi, ka shprehur vlerësimin e tij dhe gadishmërinë, që menjëherë pas përfundimit të këtij proçesi, Ambasada Franceze të nisë bashkëpunimin dhe ndihmën konkrete ndaj Universitetit të Elbasanit, si në mbështetje ndaj disa programeve të studimit pranë këtij Universiteti, ashtu edhe në mundësimin e bashkëpunimeve me Universitete homologe në Francë.
Më pas ambasadori ka qenë i pranishëm në konferencën e organizuar nga departamenti i histori-gjeografisë, pranë Fakultetit të Shkencave Humane, në lidhje me ndryshimet klimatike,që kanë përfshirë sot jo vetëm mbarë botën, por edhe Shqipërinë.
![Ambasadori i Francës vizitë në Universitetin e Elbasanit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Ambasadori_i_Francs_vizit_n_UE-1.jpg)
![Ambasadori i Francës vizitë në Universitetin e Elbasanit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Ambasadori_i_Francs_vizit_n_UE-2.jpg)
![Ambasadori i Francës vizitë në Universitetin e Elbasanit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Ambasadori_i_Francs_vizit_n_UE-3.jpg)
![Ambasadori i Francës vizitë në Universitetin e Elbasanit, Uniel](/images/aktivitete-ne-ue/Ambasadori_i_Francs_vizit_n_UE-4.jpg)