Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

KLSH takim në UE mbi auditimin e performancës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit, kanë zhvilluar në ambientet e këtij universiteti një seminar, në lidhje me auditimin e performancës, si një element i ri dhe i rëndësishëm i punës së KLSH në të tashmën e të ardhmen. Duke folur përpara të pranishmëve në këtë takim, Kryetari i KLSH Bujar Leskaj ka theksuar se auditimi i performancës, mbetet ndër sfidat kryesore të institucionit që ai drejton dhe këtij sektori gjatë kohëve të fundit i është kushtuar një vëmendje e veçantë. Ai ka deklaruar se qëllimi i këtij auditimi në institucionet shtetërore, që janë subjekt i kontrollit nga ky institucion, është evedentimi konkret i performacnës pozitive të një subjekti, apo i performancës jo pozitive, gjë e cila do të ndikojë në përmirsimin e mënyrës së funksionimit të institucionit dhe administrimit më të mirë të fondeve. Ai gjithashtu ka theksuar se në këtë drejtim orientimi i këtyre lloj auditimeve edhe në kontekstin e kërkimit shkencor, përbën një element të rëndësishëm ku kontributi i Universiteteve në përgjithsi dhe atij të Elbasanit në veçanti është mjaft i mirëpritur.

Rektori i Universitetit Prof.Dr. Liman Varoshi nga ana e tij e ka vënë theksin pikërisht në elementët e kërkimit shkencor të këtij drejtimi të ri të auditimit, elementë të cilët do ta bënin atë më të besueshëm e do të krijonin modele të vërtetuara të sukseshme. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e formimit të audituesve nga auditorët e Universiteteve dhe në këtë drejtim Universiteti i Elbasanit e ka parë më përparësi në kurikulën e tij në Fakultetin Ekonomik, formimin auditues të studentëve.

Takimi ka vazhduar me fjalën përshëndetëse edhe të të pranishmëve të tjerë në këtë takim, si deputetja e Komisionit të Ekonomisë në Kuvend, Evis Kushi dhe ish dekani dhe aktualisht pedagogu i Fakultetit Ekonomik të Tiranës Omer Stringa, si dhe me prezantimin e disa materialeve nga ana e përfaqsuesve të KLSH-së e botës akademike.

KLSH takim në UE mbi auditimin e performancës, Uniel KLSH takim në UE mbi auditimin e performancës, Uniel KLSH takim në UE mbi auditimin e performancës, Uniel