Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Ambasadori i Turqisë vizitë në Universitetin e Elbasanit.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri Hidayet Bayraktar ka zhvilluar një vizitë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Ai është pritur në një takim nga Rektori i këtij Universiteti Prof.Dr. Liman Varoshi. Duke i uruar mirëseardhjen delegacionit turk, Rektori Liman Varoshi ka bërë një pasqyrë të historisë dhe zhvillimeve të Universitetit të Elbasanit, si institucioni i arsimit të lartë publik, më i vjetri në të gjithë vendin. Ndërkohë duke u ndalur në situatën aktuale, Rektori theksoi se Universiteti i Elbasanit gjendet përballë sfidës së vështirë të akreditimit, një sfidë e cila pritet të rezultoi e sukseshme, për shkak të punës së bërë gjatë këtyre viteve për rritjen dhe zhvillimin jo vetëm sasior, por edhe cilësor të këtij institucioni.

Ambasadori i shtetit Turk zoti Hidayet Bayraktar nga ana e tij ka falenderuar rektorin për ekspozenë e vlefshme dhe të qartë të zhvillimit të Universitetit të Elbasanit dhe situatën aktuale në të cilën gjendet ai. Ambasadori ka ofruar mbështetjen personale të selisë diplomatike turke në Tiranë me qëllim krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit mes Universitetit të Elbasanit dhe një universitetit turk. Ky bashkëpunim do të konsistojë në shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, për krijimin e eksperiencave reciproke, ku mendohet se shumë shpejt në këtë drejtim do të fillojnë kontaktet e para. Njëkohësisht bashkëbiseduesit ranë dakord që në bashkëpunim të ngushtë të ofrojnë për studentët e Universitetit të Elbasanit mundësinë e studimit të gjuhës turke, si gjuhë e dytë me zgjedhje. Edhe në këtë drejtim pritet të bëhen hapa konkretë në muajt në vijim.

Më pas rektori i Universitetit të Elbasanit Liman Varoshi e ka shoqëruar ambasadorin Hidayet Bayraktar në një vizitë në ambientet e korpusit kryesor të Universitetit dhe bibliotekës së tij, ambiente të cilat i kanë lënë një përshtypje mjaft të madhe përfaqsuesit të shtetit turk në Tiranë.

Ambasadori i Turqisë vizitë në Universitetin e Elbasanit., Uniel Ambasadori i Turqisë vizitë në Universitetin e Elbasanit., Uniel Ambasadori i Turqisë vizitë në Universitetin e Elbasanit., Uniel