Festa Kombetare e Bullgarisë në Elbasan
Konsulli i Nderit te Republikës së Bullgarisë në Shqipëri, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan kanë zhvilluar një ceremony përkujtomore me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë zoti Dimitar Arnaudov.
Duke folur në këtë ceremoni Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr.Liman Varoshi, pasi ka falenderuar të pranishmit, ka bërë një pasqyrë të ngjarjeve historike që sollën në pavarësinë e Bullgarisë nga pushtimi ottoman. Rektori Varoshi ka vlerësuar periudhën e rilindjes Bullgare, si më të rëndësishmen që çoi edhe në përvijimin e idesë së pavarësisë së vendit. Në këtë kontekst siç theksoi ai duke përmendur edhe figurat më të shquara të asaj periudhe, Bullgaria arriti të ecë përpara drejt pavarësisë dhe drejt krijimit të një shoqërie me zhvillime të rëndësishme sociale-ekonomike dhe drejt një bashkimi të të gjithë aktorëve dhe faktorëve shtetformues. Rektori Varoshi gjithashtu e vuri theksin edhe tek ngjashmëritë mes historisë e rrugës së pupujve të Ballanit të cilët sipas tij, duhet të bashkuar të shohin përpara drejt integrimeve europiane, duke braktisur në ndonjë rast edhe element të nacionalizimit që kërkojnë ti ndajnë.
Nga ana e tij Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Dimitar Arnaudov, duke falenderuar të pranishmit dhe Rektorin Liman Varoshi, për pasqyrën e saktë dhe njohjën e thellë të historisë së popullit Bullgar, e ka vënë theksin tek bashkëpunimi mes dy vendeve dhe popujve. Ai është shprehur se komuniteti gollobordas, i cili gjenden në numër të konsiderueshëm në Elbasan dhe Shqipëri, është urë bashkëpunimi e rëndësishme në këtë drejtin. Gjithashtu ambasadori Arnaudov është shprehur se Bullgaria mbështet fuqishëm proçeset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ka qenë dhe do të jetë e gatshme të ofrojë eksperiencën e saj në këtë drejtim.