Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Ambasadori Helmut Hoffman takon Rektorin Liman Varoshi

Ambasadori i Republikës së Gjermanisë në Shqipëri, Helmut Hoffman ka zhvilluar një vizitë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Fillimisht ambasadori u prit nga Rektori i këtij Universiteti Prof.Dr. Liman Varoshi. Rektori i ka paraqitur ambasadorit Hoffman një tablo të zhvillimeve dhe arritjeve të Universitetit të Elbasanit, duke theksuar se ky institucion është ndër më të rëndësishmit e mbarë hapësirës shqiptare të arsimit të lartë. Ai e ka vënë theksin edhe në trashëgiminë e madhe që ka Universiteti, si vazhdues i Normales së Elbasanit, shkollës së parë që nxirrte nga bankat e saj, arsimtarë për mbarë trevat ku jetojnë e banojnë shqiptarët.

Duke u ndalur tek situate aktuale e zhvillimit të arsimit të lartë Rektori Liman Varoshi ka thënë se Universiteti i Elbasanit, e ka vënë theksin tek rritja e vazhdueshme e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, si premisë dhe garanci për zhvillimin e mëtejshëm dhe rritjen e rolit të Universitetit në Shqipëri dhe më gjerë. Ai ndërkohë i kërkoi Ambasadorit Helmut Hoffman edhe impenjimin e tij personal në drejtim të ndihmës për programet e studimit që kanë lidhje me gjuhën gjermane. Rektori ka theksuar se institucioni që ai drejton e sheh gjuhën gjermane, si mundësi e madhe për të rinjtë shqiptarë për tu integruar në tregun e punës.

Kjo ide është mbështetur edhe nga Ambasadori gjerman në Shqipëri Helmut Hoffman. Ai ka deklaruar dhe sugjeruar që Universiteti i Elbasanit të orientojë programet e studimit drejt degëve të ndërthurura. Ambasadori ka theksuar se “nëse do të kemi infiermerë apo punonjës të teknologjisë së informacionit që zotërojnë gjuhën gjermane, atëherë mundësitë e tyre të punësimit do të ishin tepër të mëdha në Gjermani, pa përjashtuar këtu edhe cikle të tjera studimi”. Helmut Hoffman premtoi mbështetjen e tij personale dhe të ambasadës që drejton në këtë kuadër.

Pas takimit me Rektorin e Universitetit, Ambasadori Helmut Hoffman ka zhvilluar një takim me pedagogë të gjuhës gjermane pranë Universitetit të Elbasanit, ku ai ka shprehur mbështetjen për punën e tyre dhe ka premtuar kontakte më të shpeshta në të ardhmen.

Ambasadori Helmut Hoffman takon Rektorin Liman Varoshi, Uniel Ambasadori Helmut Hoffman takon Rektorin Liman Varoshi, Uniel Ambasadori Helmut Hoffman takon Rektorin Liman Varoshi, Uniel Ambasadori Helmut Hoffman takon Rektorin Liman Varoshi, Uniel