Zhvillohet konferenca ndërkombëtare “Vendet e Europës Juglindore drejt integrimit europian” në UE
Me të vërtetë shumë interesante jane cilesuar rezultatet e Konferencës së Parë Ndërkombëtare “Vendet e Europës Jug-Lindore drejt integrimit europian” që u zhvillua në Elbasan me iniciativë e Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik “Aleksandër Xhuvani”. Shumë ishin gjykimet pozitive mbi këtë ngjarje të rëndësishme kulturore që vendosi në përballje 161 relatorë, midis docentëve dhe ekspertëve të shumë shteteve, mbi perspektivat ekonomike dhe juridike të Europës Jug-Lindore dhe rolin që mund të kenë Vëndet që duan të integrohen në BE. Nënkryetari i Parlamentit Ardian Turku përgëzoi për nivelin e shkëkqyer të shprehur nga relatorët si kombëtarë dhe të huaj: “Sot patëm demostrimin më të bukur se si ky Universitet publik, dhe në vecanti Fakulteti Ekonomik, është rritur dukshëm në cilësi duke garantuar rezultate shume të mira si në formimin e profesionistëve të rinj dhe në aktivitetin shkencor që shpreh në nivel ndërkombëtar”. Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Liman Varoshi, evidentoi se argumenti është i një aktualiteti të madh dhe u ndal në analizimin e aspekteve më të rëndësishme të rrugës që mund të përmbushin Vëndet që dëshirojnë të integrohen në Bashkimin Europian. Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Assoc. Dr. Evis Kushi, pasi falenderoi komitetin organizativ, evidentoi rolin rritës të Fakultetit në planin e ofertës universitare dhe shpalli aktivizimin e kurseve të reja ndërdisiplinore.
Termi “konferenca e parë” të lë të imagjinosh qe do të ketë një vazhdim me nje përsëritje ndoshta njëvjecare ose dyvjecare, “por sigurisht – sikurse tha Ph.D. Dr. Rezarta Tahiraj në koordimin e ndërhyrjeve – do të duhet të jetë një takim i qëndrueshëm dhe nje referim i sigurtë për të thelluar këtë tematikë të një aktualiteti kaq të madh për shumë të panjohura që skenari ekonomik ndërkombëtar evidenton mbi ekulibrat politikë midis shteteve dhe vete kombeve madje, një aspekt tjetër prioritar, mbi cilësinë e jetës së popujve”. Shqiperia është kandidate për të ushtruar një rol aktiv në këtë skenar ndërkombëtar në evolucion të vazhdueshëm dhe rritës. “Aspekte dinamike që sipas Tahiraj - ndërveprojnë midis tyre duke e bërë të vështirë individualizimin e rezultatit final. Kjo konferencë, përsa është projektuar dhe për objektivat që përcakton, kontribuon sigurisht për të përcaktuar një rrugë përballjesh midis ideve, projekteve dhe objektivave. Një ide kurajoze dhe ambicioze që dëgjon të gjithë ata, ekspertë dhe docentë të ekonomisë dhe të së drejtës, që synojne të kontribuojnë me “dijen” e tyre në analizën e situatës aktuale. Të kuptosh të “tashmen” – përfundoi Tahiraj është hapi më i rëndësishëm që mund të përmbushim për të projektuar të ardhmen dhe përpjekjet e realizuara nga ky i yni Universitet “Aleksandër Xhuvani” shkojnë pikërisht në këtë drejtim.”