Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Ambasadori I prezencës së OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth leksion te hapur me student të Universitetit të Elbasanit

Ambasadori I prezencës së OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth leksion te hapur me student të Universitetit të Elbasanit.

“Ka qenë një ndër takimet më mbresëlënëse të miat në Shqipëri”. Kështu ka deklaruar ambasadori i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth pas leksionit të hapur dhe bashkëbisedimit më student të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Fillimisht gjatë vizitës së tij në këtë Universitet ambasadori Wollfarth është pritur në një takim nga rektori i tij Prof.Dr. Liman Varoshi. Në këtë takim rektori Varoshi ka bërë një ekspoze të aktivitetit të institucionit që ai drejton, duke theksuar se Universiteti i Elbasanit ështëndër institucionet arsimore me një identitet të qartë dhe të formësuar në mbarë vendin. Rektori Liman Varoshi ka deklaruar gjithashtu se përsa i përket aspektit të infrastrukturës ky Universitet mund të cilësohet jo vetëm si ndër më të mirët në vend, por në mbarë rajonin, duke pasur një sipërfaqe të konsiderueshme hapësire për metër katror për çdo student. Ndërkohë rektori i Universitetit ka deklaruar gjithashtu se institucioni që ai drejton e ka për nder që është pasardhës i shkollës së parë të formimit të mësuesve në vend, “Normales” së Elbasanit duke theksuar se pikërisht ajo traditë e shkëlqyer është përpjekur të ruhet e të çohet përpara dhe sot diploma e Universitetit të Elbasanit është ndër më të vlerësuarat edhe në tregun e punës.

Nga ana e tij ambasadori Wollfarth në rradhë të parë ka ururar rektorin Liman Varoshi për rizgjedhjen e tij në krye të Universitetit të Elbasanit. Ambasadori i OSBE-së ka theksuar më pas kënaqësinë që ishtë i pranishëm në një Universitet me kaq traditë si ai i Elbasanit, pjesë e një qyteti mjaft të rëndëishëm të Shqipërisë. Ai ka përgëzuar rektorin Varoshi për arritjet dhe vizionin e qartë në drejtim të zhvillimit të këtij Universiteti, duke theksuar se janë pikërisht këta auditorë që përgatisin të ardhmen e vendit.

Më pas ambasadori i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth I shoqëruar edhe nga rektori i Universitetit Prof.Dr.Liman Varoshi ka zhvilluar një takim me student të këtij universiteti. Ambasadori ka referuar përpara studentëve mbi parimet demokratike më të mira sot në mbarë botën, mbi rolin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri në mbështetje të këtyre parimeve në vendin tonë, dhe mbi rolin që çdo qytetar duhet të luajë në drejtim të kultivimit dhe përmirsimit të këtyre parimeve. Duke iu drejtuar studentëve ambasadori Wollfarth ka theksuar se pjesmarrja e tyre në jetën publike është mjaft e rëndëishme dhe sado i vogël të jetë kontributi i tyre ai është i domosdoshëm në ecjen përpara të Shqipërisë drejt një shoqërie demokratike, të përgjegjshme dhe që në themel të saj ka liritë dhe të drejtat demokratike të çdo individi.

Ambasadori I prezencës së OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth leksion te hapur me student të Universitetit të Elbasanit,Uniel Ambasadori I prezencës së OSBE-së në Shqipëri Eugen Wollfarth leksion te hapur me student të Universitetit të Elbasanit,Uniel