Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Shkëmbim eksperiencash për shkollën e doktoratës në Universitetin e Elbasanit

Diskutimi i përvojave kombëtare dhe ndërkombëtare të shkollave të doktoratës ka qenë temë e një konference të zhvilluar në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ të Elbasanit me mbështetjen e programit Tempus. Në këtë konferencë pjesmarrës ishte edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj dhe këshilltari i Kryeministrit për arsimin Bardhyl Musai. Duke hapur këtë konferencë Rektori i Universitetit të Elbasanit Liman Varoshi ka theksuar rëndësinë e këtij takimi edhe në këtë moment kur universiteti që ai drejton ka si pjesë të kurikulës së tij edhe ciklin e tretë të studimeve atë të doktoratës. Rektori edhe njëherë gjatë fjalës së tij ka vënë theksin tek fakti që shkolla e doktoratës pranë Universitetit të Elbasanit mbyll suksesshëm përpjekjet e një brezi të tërë pedagogësh e kërkuesish shkencor nga Elbasani të cilët ndër vite kanë dhënë një kontribut të shquar në fushën e kërkimit shkencor. Ai ka deklaruar se këto përpjekje dhe kjo arritje shkon në një linjë dhe në respekt edhe të figurave të shquara të studimeve nga qyteti i Elbasanit, qytet i cili në mbarë vendin njihet për traditën e tij të shquar në këtë fushë.

Rektori Liman Varoshi ka deklaruar gjithashtu se tashmë mbetet një obligim për Universitetin që ai drejton rritja e cilësisë dhe standarteve të kërkimit shkencor për ta bërë këtë institucion në një vatër të fuqishme të zhvillimit të arsimit të lartë në vend. Ai gjithashtu ka falenderuar Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj dhe Këshilltarin e Kryeministrit për Arsimin zotin Bardhyl Musai për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që i kanë dhënë Universitetit të Elbasanit.

Ndërkohë Ministri i Arsimit dhe shkencës Myqerem Tafaj fillimisht ka uruar rektorin Liman Varoshi dhe gjithë stafin e universitetit të Elbasanit për punën e kryer deri më tani, duke vënë theksin më pas në reformat e ndërrmara në arsimin e lartë shqiptar të cilat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me fokus të vecantë tek cilësia. Ministri Tafaj ka theksuar se tashmë shkolla e doktoratës ka dalë jashtë kontureve të Universitetit të Tiranës ku ajo ka qenë deri më tani dhe është vendosur edhe pranë Universiteteve të ashtuquajtuara të rretheve, sic u shpreh ai, por duke pasur të njëjtën rëndësi dhe cilësi, madje duke tentuar edhe përmirsime të ndjeshme.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj ka theksuar gjithashtu se është besimplotë se marrja e të drejtës së shkollës së doktoratës nga ana e Universitetit të Elbasanit në fushën e Albanologjisë në Gjuhësi dhe Histori, si dy disiplina të ndara, do të jetë tejet e suksesshme duke pasur parasysh edhe përvojën mbarëkombëtare që Elbasani ka në historinë e zhvillimit të këtyre disiplinave. Ai ka theksuar se mbetet tepër e rëndësishme që shkolla e doktoratës me një histori të shkurtër në vendin tonë të ndjekë dhe promovojë përvojat më të mira që gjenden sot kudo në botë, për të njerrë nga gjiri i saj doktorantë, që do të jenë e ardhmja e stafeve akademike dhe e zhvillimit shkencor në mbarë vendin dhe më gjerë. Ministri Tafaj ka theksuar se edhe takimi që zhvillohet në Universitetin e Elbasani është mjaft i rëndësishëm në këtë drejtim dhe ai do të shërbejë mjaft në shkëmbimin e eksperiencave mes universiteteve të njohura në rajon dhe Europë.

Më pas në këtë konferencë përfaqsues dhe ekspertë të shkollave doktorale të Universiteteve të ndryshme vendase dhe të huaja kanë prezantuar eksperiencat e tyre në këtë drejtim.

Shkëmbim eksperiencash për shkollën e doktoratës në Universitetin e Elbasanit,Uniel Shkëmbim eksperiencash për shkollën e doktoratës në Universitetin e Elbasanit,Uniel Shkëmbim eksperiencash për shkollën e doktoratës në Universitetin e Elbasanit,Uniel Shkëmbim eksperiencash për shkollën e doktoratës në Universitetin e Elbasanit,Uniel Shkëmbim eksperiencash për shkollën e doktoratës në Universitetin e Elbasanit,Uniel