Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", mori pjesë në Panairin e 3-të Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", mori pjesë në panairin më të rëndësishëm të librit akademik dhe shkencor në Shqipëri, që këtë vit vjen si bashkëpunim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë.
Pranë stendës së Universitetit të Elbasanit, të pranishëm të ndryshëm, mundën të shihnin nga afër botimet më të reja akademike dhe shkencore, duke mos humbur gjithashtu edhe promovimin e titujve më të rinj në fushën e shkencave humane dhe të natyrës, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.