Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në workshopin e organizuar nga TAEIX dhe Bashkia Elbasan
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", mori pjesë në Workshop-in me temë "Transformimi i Neutralitetit Klimatik në Ballkanin Perëndimor", organizuar nga TAIEX dhe Bashkia Elbasan, me pjesëmarrjen e ekspertëve të ndryshëm nga Bashkimi Europian."
Në këtë workshop Universiteti i Elbasanit, ishte pjesë e panelit "Perspektivat e veprimit për klimën urbane: njohuri nga studiues dhe praktikues.
Ky workshop shërben për të mbështetur shkëmbimin e zgjidhjeve të zbatimit, qeverisjes dhe financimit për të arritur neutralitetin klimatik të qyteteve.