Prezantohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” programi ndërkombëtar i bursave Chevening
Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", u prezantua programi ndërkombëtar i bursave Chevening ofruar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Përfaqësues të këtij programi në Shqipëri, prezantuan pjesëmarrësit me rëndësinë, mundësitë dhe përfitimet që ofron ky program për të zhvilluar studimet master në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe modalitetet e aplikimit.
Bursa financohet nga shteti britanik dhe administrohet nga Ambasada Britanike në Tiranë. Ky program është për të gjithë ato kandidatë që shfaqin dëshirën, vizionin, aftësitë dhe që duan të rriten personalisht dhe profesionalisht.
Për më shumë informacion mbi aplikimin: www.chevening.org/apply