Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe Institutit Konfuci

Në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", u nënshkrua, në prani të Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, marrëveshja e bashkëpunimit mes Universiteti të Elbasanit dhe Institutit Konfuci.

Në takimin e zhvilluar, rektori i këtij universiteti Prof.dr. Skender Topi, shprehu falenderimin dhe angazhim e plotë institucional, për krijimin e bashkëpunimeve të vazhdueshme, duke mundësuar marrëveshje për shkëmbime ndëruniversitare dhe të specializuara, implementimin e gjuhës kineze dhe ofrimin e strukturave për zhvillimin e saj.

Ambasadori Zhou Ding, shprehu vlerësimin e tij, për gatishmërinë dhe mbështetjen nga ana e Z.Skender Topi, për mundësimin e bashkëpunimeve të ndërsjellta në fushën akademike, duke krijuar hapësira për implementimin, promovimin dhe zhvillimin e kurseve mësimore të gjuhës dhe kulturës kineze nga studentët e të gjithë fakulteteve.

Në vijim të takimit, përfaqësues të Institutit Konfuci , i prezantuan studentët me procedurat për regjistrimin në kursin e gjuhës dhe kulturës kineze.