Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ceremonia e promovimit të librave të Prof.dr. Liman Varoshi e Dr. Mustafa Kadzadej dhe Prof.dr. Roland Gjini
Qendra kërkimore e studimeve albanologjike dhe ballkanologjike "Aleks Buda" (QSAB), UE "Aleksandër Xhuvani", organizoi sot ceremoninë e promovimit të dy librave, "Dukuri dhe personalitete në albanologji", me autorë Prof.dr. Liman Varoshi dhe bashkautor Dr. Mustafa Kadzadej dhe "Elbasani, personalitete, ngjarje e dukuri historike", me autor Prof.dr. Roland Gjini.
Kjo ceremoni, u zhvillua në homazh të 1-vjetorit të ndarjes nga jeta të Profesor Liman Varoshi. Në fjalën e tyre ndanë mendime, vlerësime e kujtime Zv/Rektori i UE "Aleksandër Xhuvani" Prof.dr. Peçi Naqellari, Dekani i FSHH-së, Prof.as.dr Albert Riska, akademikët Beqir Meta, Akademia e Shkencave dhe Hamit Kaba, Instituti i Historise/ASA, profesorë, kolegë të autorëve, si edhe miq e familjarë të tyre.