Mbahet në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", simpoziumi shkencor "Aleksandër Xhuvani në leksikologjinë shqiptare"
U mbajt në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", simpoziumi shkencor "Aleksandër Xhuvani në leksikologjinë shqiptare", në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike.
Në fjalën përshëndetëse, Zëvendësrektori i këtij universiteti Prof.as.dr Peçi Naqellari, theksoi rëndësinë e këtij simpoziumi si një obligim ndaj vlerësimit dhe lartësimit të figurës së Aleksandër Xhuvanit, puna dhe kontributi i të cilit është një trashëgimi kulturore për qytetin dhe studentët.