Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

UE pjesëmarrës në “Panairi i Punës dhe Karrierës 2021”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë realizuan edicionin e 12-të të panairit“Work and Study”. Risia ishte pasi këtë vit panairi do të shëtiste në pesë qytetet kryesore të vendit, duke filluar me Vlorën, Shkodrën, Korçën, Elbasanin dhe për ta përmbyllur në Tiranë, për të prekur në mënyrë direkte dhe konkrete interesin e të gjithë maturantëve dhe studentëve, që do donin të regjistroheshin në vitin e ri akademik.

Ditën e premte, datë 28.5.2021 “Panairi i Punës dhe Karrierës 2021” u zhvillua në qendër të qytetit të Elbasanit, tek lulishtja ‘Aqif Pasha” dhe u shtri nga ora 8:30 e mëngjesit e deri në orën 19:00 pasdite. ZVA Elbasan ishte angazhuar paraprakisht duke njoftuar të gjithë maturantët e qytetit të Elbasanit, por edhe të fshatrave përreth.

Në të morën pjesë Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, universitete të tjera jopublike, por edhe firma prodhuese dhe kompani prestigjoze.

Stenda e Universitetit të Elbasanit ishte më e vizituara në këtë panair. Të gjithë maturantët pjesëmarrës shfaqën interes për programet e studimit që ofron UE.

Në stendën e UE-së u ndal Ministrja e Arsimit znj. Kushi, Kryetari i Bashkisë z. Llatja si edhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë z. Jaka, të cilët e konsideruan Universitetin e Elbasanit si institucion që ka krijuar më shumë hapësira punësimi për të rinjtë nëpërmjet programeve të studimit që ofron.