Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

FShH/ Njoftim për personel ndihmësakademik

Fakulteti i Shkencave Humane në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për nevojat e tij, shpall konkurs për 1 (një) personel ndihmësakademik me karakter administrativ me kohë të plotë, përgjegjës i laboratorit të medias .

Përgjegjësi i laboratorit të medias: organizon, bashkërendon dhe mbikqyr veprimtarinë e punës dhe përgjigjet për organizimin me efektivitet në realizimin e detyrave dhe funksionimin e laboratorit të medias; koordinon dhe menaxhon dhe bashkëpunon me strukturat e tjera përbërëse të FSHH-së. Raporton tek titullari i njësisë kryesore, harton raporte, kryen analiza periodike dhe propozon zgjidhje në rastet kur është e nevojshme, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteret e përgjithshme:

  • Të zotërojë diplomë të ciklit (nivelit) të dytë të studimeve në fushën e komunikimit/gazetarisë. Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura dhe njësuara nga ministria përgjegjëse për arsimin.
  • Të ketë përvoje të mëparshme pune.
  • Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë.
  • Ndaj tij/saj të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të jetë I aftë për punë.

Kriteret e veçanta:

  • Të ketë përvojë të mëparshme pune në median e shkruar dhe atë vizive.
  • Të ketë aftësi të mira organizative/komunikuese.
  • Të jetë njohës I programeve kompjuterike.
  • Të ketë dëshmi të gjuhës së huaj të mbrojtur sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të ketë referenca pune nga punëdhënës të mëparshëm.

Kandidatët duhet të dorëzojnë në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Protokoll Arkiv në Rektoratin e UE-së, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit në APP, pra nga data 17.06.2019 deri 27.06.2019 këtë dokumentacion:

  • Letër motivimi për pozicionin e punës: Përgjegjës i laboratorit të medias.
  • Jetëshkrimin e tij/saj
  • Fotokopje e diplomës e njehsuar me origjinalin. Nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëherë ai duhet ta ketë të njehsuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
  • Fotokopje e listës së notave e njehsuar me origjinalin. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
  • Çertifikata, kualifikime, rekomandime për aftësi të ndryshme, të njësuara me origjinalin;
  • Fotokopje e njësuar e librezës së punës;
  • Referenca pune nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë;
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës së huaj e njësuar me origjinalin;
  • Raport mjeko – ligjor, që vërteton aftësinë për punë;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore/vetëdeklarim;
  • Fotokopje e letërnjoftimit.

Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës nga data 17.06.2019 deri 27.06.2019 në adresën:

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim: përgjegjës laboratori i medias.

Komisioni ad-hoc do të vlerësojë dosjet e kandidatëve paraprakisht dhe më pas ato do ti nënshtohen intervistës me gojë. Konkursi do të zhvillohet në Fakultetin e Shkencave Humane. Kandidatët konkurues do të njoftohen elektronikisht për rezultatet paraprake të konkurrimit brenda datës 04.07.2019 dhe brenda datës 10.07.2019 do të bëhet shpallja/njoftimi i fituesve.

Për çdo sqarim mund të kontaktoni në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..