Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Takim me përfaqësuesit e Universitetit Vytautas Magnus në kuadër të projektit EduGame

Në Fakultetin e Biznesit dhe i Drejtësisë, në kuadër të vizitës zyrtare të përfaqësuesve nga Universiteti i Vytautas Magnus, Lituani, koordinator i projektit EduGame, u zhvillua një takim me personelin akademik të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Gjatë takimit, përfaqësuesit Doc. Dr. Judita Kasperiuniene dhe Dr. Dovile Kuiziniene, prezantuan universitetin e tyre dhe ndanë përvojat në zhvillimin e metodave inovative mësimore.

U diskutua gjithashtu për mundësi bashkëpunimi në projekte të përbashkëta, programe të dyfishta, shkëmbime studentësh dhe pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare. U theksua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe e rritjes së kapaciteteve akademike të studentëve dhe stafit, ndërsa takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për të planifikuar hapat e ardhshëm të bashkëpunimit.

Takim me përfaqësuesit e Universitetit Vytautas Magnus në kuadër të projektit EduGame