Fakulteti Ekonomik ishte ndalesa e radhës për aktivitetin 'Ditët e Informimit', për të prezantuar mundësitë e mobilitetit studentor në kuadër të Programit Erasmus+
Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin e Elbasanit vijoi sot "Ditët e Informimit” për mobilitetet e studentëve me programin Erasmus+, për vitin akademik 2024-2025.
Pas suksesit të ditës së parë, sot u informuan studentët e Fakultetit Ekonomik, mbi mundësitë e shumta që ofron programi Erasmus+ dhe projektet e financuara nga Bashkimi Europian për ngritjen e kapaciteteve.
Studentët shfaqën një angazhim të veçantë gjatë sesionit informues, duke u bërë pjesë e këtij procesi që hap dyert drejt një eksperience të re akademike dhe kulturore.