Prezantimi i projektit LAIA nga koordinatorja e projektit, Zëvendësrektorja e Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Elvira Fetahu
Në sesione informuese të zhvilluar me personelin akademik të universitetit, Prof. Fetahu, prezantoi Projektin LAIA në të cilën është pjesëmarrës edhe Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit në fushën e inteligjencës artificiale.
Ky projekt, financuar nga Programi Erasmus+ KA2 CBHE i Bashkimit Evropian 🇪🇺, ka bashkuar universitete të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Danimarka me synimin e krijimit të kurrikulave të nivelit master në fushën e inteligjencës artificiale në rajon duke mundësuar formimin e ekspertëve të inteligjencës artificiale.
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është shpresëplotë në impaktin pozitiv që do të ketë ky projekt në forcimin e kapaciteteve arsimore, për të qenë bashkëkohor me kërkesat e tregut ndërkombëtar, si edhe me zhvillimin e teknologjisë.