Klubi Studentor i Sportit i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, zhvillon aktivitet në bashkëpunim me AST Albania
Në përfundim të vitit akademik dhe për një nisje sa më të qetë të sezonit të provimeve, Klubi Studentor i Sportit në bashkëpunim me AST Albania, realizoi disa aktivitete, përfshirë hiking dhe rafting, eksperienca të reja për studentët. Destinacionet e tyre ishin Funari, Ujëvara e Sotirës dhe Kanionet e Holtës.