Takim me përfaqësues nga media online Gogo.al në kuadër të projektit “Ne të Rinjtë”
Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua një takim me studentët në bashkëpunim me përfaqësues nga media online Gogo.al , në kuadër të projektit “Ne të Rinjtë”.
Zëvendësrektorja e Universitetit, Prof. Elvira Fetahu në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi rolin dhe rëndësinë e të rinjve si promotor të ndryshime në vend, për kontributin e universitetit në formimin e tyre si profesionistë të ardhshëm dhe si qytetar.
Qëllimi i projektit është të tregojë historitë dhe përvojat e të rinjve shqiptarë, të cilat u prezantuan për studentët përgjatë takimit , duke theksuar rrugëtimin e tyre, sfidat dhe arritjet në Shqipëri.
Takim me përfaqësues nga media online Gogo.al në kuadër të projektit “Ne të Rinjtë”