Zv/Kryeministri, Znj. Senida Mesi zhvillon bashkëbisedim me stafin dhe studentët e FE
Zv.Kryeministri Znj. Senida Mesi, zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me stafin akademik dhe studentë të Fakultetit Ekonomik në lidhje me reformën në shërbimet publike. Kjo reformë është një përpjekje e qeverisë për të ulur korrupsionin, duke synuar që të gjitha shërbimet publike të kryhen online. Duke shmangur kontaktin direkt me nënpunesit publike, synohet më shumë transparencë dhe kohë e kursyer për të gjithë qytetarët. Reforma synon lehtësimin dhe thjeshtëzimin e të gjitha proçedurave që ndjekin qytetarët dhe bizneset. Zbatimi i kësaj reforme do të rrisë besimin e publikut, do të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik të vendit dhe të mundësojë integrimin e tij në familjen evropiane. Gjatë këtij bashkëbisedimi u theksuan përfitimet e qytetarëve dhe bizneseve nga implementimi i kësaj reforme.