Ministri i Drejtësisë Znj.Etilda Gjonaj zhvillon bashkëbisedim me studentët dhe stafin akademik të FE
Ministri i Drejtësisë, Znj. Etilda Gjonaj, zhvilloi një bashkëbisedim me studentët dhe stafin akademik të Fakultetit Ekonomik në lidhje me aspekte të implementimit të Reformës në drejtësi, efektet e saj dhe rolin e ministrisë në përmbushjen me sukses të kësaj reforme.
Kjo reforme, prek pa asnjë përjashtim, çdo element të sistemit aktual të drejtësisë dhe ka për qellim rritjen e pavarësisë së këtij sistemi, duke e kthyer në një sistem të besueshëm, të drejtë, të orientuar drejt shërbimit, profesional dhe efiçent. Forcimi i këtij sistemi do të rrisë besimin e publikut, do të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik të vendit dhe të mundësojë integrimin e tij në familjen evropiane.
Dekani i FE, Prof.as.Dr.Imelda Sejdini, në fjalën e saj përshëndetëse theksoi interesin e vaçantë në planin profesional si për studentët e programeve të studimit të Shkencave juridike në Sektorin Publik dhe Privat edhe për stafin akademik të departamentit të së drejtës, por njëkohësisht dhe për të gjithë pjesën tjetër të auditorit si qytetarë, pasi zbatimi i kësaj reforme do të shoqërohet me ndryshime kushtetuese, ligjore dhe institucionale.