Ministrja Eglantina Gjermeni takim me studentë të Fakultetit Ekonomik
Ministrja Eglantina Gjermeni takim me studentë të Fakultetit Ekonomik Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka qenë në Fakultetin Ekonomik të Univesitetit të Elbasanit, për të prezantuar një leksion të hapur në lidhje me situatën e proçesit të urbanizimit në Shqipëri. Në takimin e zhvilluar me pedagogë dhe studentë të këtij Fakulteti ajo shoqërohej edhe nga deputetja Evis Kushi, ish dekane dhe pedagoge e këtij fakulteti. Duke u ndalur tek situate aktuale e ndërtimeve në Shqipëri, Ministrja Eglantina Gjermeni e ka cilësuar si emergjencë zhvillimin e infrastrukturës në zonat rurale. Gjermeni është ndalur edhe tek zhvillimi i infrastrukturës në përgjithësi duke deklaruar se “ synimi për të jetuar në metropol krijoi lagjet “ xhep” që nuk është një fenomen shqiptar”, ndërsa shtoi se “ planifikimi i mirë urban do ti japë fund kaosit urban”. Në vijim Ministrja shtoi se “një nga sfidat e qeverisë dhe Ministrisë që unë përfaqësoj është rigjenerimi total i të gjithë territorit. Ndërsa një nga çështjet më të prekshme është integrimi dhe urbanizimi i zonave urbane, në këtë kuadër Ministria synon të sjellë një fizolofi të re që do të nxisë jetën, sociale, ekonomike, kulturore etj”. Pas përfundimit të leksionit të hapur, studentët dhe pedagogët patën mundësi të bashkëbisedonin dhe të drejtonin pyetje ndaj Ministres në lidhje me situatën aktuale ku ndodhet zhvillimi Urgan i vendit.