Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Modeli social i Shqipërisë, leksion me ekspertë në FE

Shumë pyetje lidhur me modelin e shtetit social që po ndjek Shqipëria kanë marrë përgjigje nga shumë ekspertë të ekonomisë të pranishëm në një leksion të hapur në Fakultetin Ekonomik të universitetit ‘’Aleksander Xhuvani’’ të Elbasanit. Rexhep Mejdani, ish president, Prof. Dr. Adrian Civici, ekspert i ekonomisë, Agim Nezha ish-ambasador në BE, pedagogë dhe studentë të FE.

Në fjalën e hapjes Altin Idrizi theksoi rëndësinë e dhënies së kontributit të gjithësecilit për krijimin e modelit të shtetit social evropian. Agim Nezha, ish ambasador, tha se shteti duhet të jetë solidar dhe vetë shoqëria duhet të udhëhiqet nga parimi i solidaritetit. Sipas tij shoqëritë e vendeve që duan të antarësohen në BE duhet të ndjekin shembullin e modeleve sociale të vendeve të BE-së.

Ish presidenti i Shqiperise Rexhep Meidani u shpreh se ka ardhur koha që kjo çështje t’i nënshtrohet një diskutimi të gjerë publik, akademik e politik, pasi është emergjente të gjejmë një konsensus bindës afatgjatë mbi llojin apo tiparet fondamentale të kapitalizmit shqiptar, tipare që në kuadrin e një konsensusi të qëndrueshëm politik mbi to, duhet vazhdimisht të ndërtohen e plotësohen me kujdes me politikat e vendit ekonomiko-financiare e sociale të zhvillimit.

Presidenti i UET, Prof.Dr.Adrian Civici, gjatë leksionit të mbajtur në panelin e organizuar për modelin e shtetit social dhe integrimin europian solli tri modele të konsoliduara të kapitalizmit në Europë, si dhe të modelit anglo-sakson e atij të kontinentit europian. Mes pyetjeve dhe diskutimeve ky trajnim përmbylli një diskutim të gjërë mbi modelin social të Shqipërisë parë përballë modeleve të suksesshme perëndimore dhe më tej.