Njoftim për studentët për mënyrën e regjistrimit për provimet e sezonit të vjeshtës
Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani” se regjistrimi për provimet e vjeshtës do të kryhet nëpërmjet sistemit EMS. Maksimumi i provimeve është gjashte (6) provime për gjashtë (6) data të ndryshme. Pra studenti duhet të hyjë një provim në një datë.
Mundësia e regjistrimit të provimeve në sistem do të fillojë me datë 2 Gusht 2019 deri më datën 5 Shtator 2019, ndërkohe mundësia për ndryshimin e lëndëve të zgjedhura do jetë e mundur deri më datën 1 Shtator 2019. Datat e provimeve variojnë sipas vendimarrjes së secilit fakultet, ndaj për këtë gjë luten të gjithë studentët, të interesohen pranë sekretarisë mësimore përkatëse.
Gjithashtu, ju njoftojmë se pas datës 5 Shtator, nuk do të mund të fshini apo zgjidhni lëndë në sistem. Për çdo pyetje apo paqartësi kontaktoni sekretarinë mësimore, ose stafin IT ne adresat e email-it perkatese.
Shikoni hapat ne materialin bashkengjitur