Njoftim për konkurim për personel akademik me kohë të pjesshme në Departamentin e Marketing-Inxhinierisë në FE
Departamenti i Marketing Inxhinierisë në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për nevojat e tij për vitin akademik 2018-2019 shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.
Kriteret e përgjithshme e të veçanta për konkurrim janë
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkencat e inxhinierisë dhe Marketing. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MASR.
 - Të këtë përfunduar studimet Ba dhe Master i Shkencave apo (ekuivalente me të) në profilin e Inxhinierisë dhe Marketing me notë mesatare mbi 8.5.
 - Kandidatët me tituj dhe grada shkencore kanë përparësi.
 - Të ketë përvojë në mësimdhënie.
 - Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
 - Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
 - Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.
 
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
 - C. V. të përgjithshme të përqëndruar.
 - Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
 - Provime, mikroteza etj.
 - Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
 - Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
 - Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
 - Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
 - Raport mjeko-ligjor
 - Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.
 
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament.
Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare apo në zarf të mbyllur nga data 25.09.2018 deri 05.10.2018.
Personat fitues në vitin akademik 2017-2018, rifreskojnë dhe mbyllin dokumentacionin pranë kësaj Drejtorie. Adresa postare:
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,
Rruga “Ismail Zyma”,
Aplikim për pozicionin e punës:____________
Elbasan
Shenim : Formularët për plotësim gjenden në adresën
www.uniel.edu.al/fakulteti ekonomik/njoftime
     
			
			
			
			
Njoftime