Shpallje konkursi për pedagog me kohë të pjesshme në Departamentin Financë Kontabilitet në vitin akademik 2017-2018
Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani” për nevojat e tij në Departamentin Financë Kontabilitet për vitin akademik 2017 - 2018 shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.
Kriteret e përgjithshme për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca ekonomike. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS.
 - Të jetë diplomuar në ketë fushë me notë mesatare mbi 8.5.
 - Të këtë përfunduar studimet Ba/Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin Financë/ Kontabilitet me notë mesatare mbi 8.5.
 - Të ketë përvojë në mësimdhënie apo fushën e kërkimit.
 - Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
 - Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
 - Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.
 
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri brenda datës 27.09.2017 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
 - C. V të përgjithshme të përqëndruar.
 - Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
 - Provime, mikroteza etj.
 - Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
 - Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
 - Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
 - Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
 - Raport mjeko-ligjor.
 - Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime
 
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament.
Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën
www.uniel.edu.al/fakulteti ekonomik/njoftime
     
			
			
			
			
Njoftime