Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Shpallje konkursi për pedagog me kohë të pjesshme në Departamentin Administrim Biznes në vitin akademik 2017-2018

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani”për nevojat e tij në Departamenti Administrim Biznes për vitin akademik 2017 - 2018 shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.

Kriteret e përgjithshme për konkurrim janë:

  • Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca ekonomike. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS.
  • Të jetë diplomuar në ketë fushë me notë mesatare mbi 8.5.
  • Të këtë përfunduar studimet Ba/Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin Administrim Biznes me notë mesatare mbi 8.5.
  • Të ketë përvojë në mësimdhënie apo fushën e kërkimit
  • Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
  • Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
  • Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri brenda datës 27.09.2017 këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
  • C. V të përgjithshme të përqëndruar.
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
  • Provime, mikroteza etj.
  • Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
  • Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
  • Raport mjeko-ligjor.
  • Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti ekonomik/njoftime