Shpallje konkursi për pedagog me kohë te pjesshme në Departamentin Ekonomiks në vitin akademik 2017-2018
Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani” për nevojat e tij në Departamentin Ekonomiks për vitin akademik 2017-2018 shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme
Kriteret e përgjithshme për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca ekonomike. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS.
- Të jetë diplomuar në ketë fushë me notë mesatare mbi 8.5.
- Të këtë përfunduar studimet Ba/Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin e Ekonomiks/ Statistikë/Ekonometri me notë mesatare mbi 8.5.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie ose në fushën e kërkimit.
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri brenda datës 27.09.2017 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- C. V të përgjithshme të përqëndruar.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Raport mjeko-ligjor.
- Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament.
Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën
www.uniel.edu.al/fakulteti ekonomik/njoftime