Aplikimi për Personel Administrativ, ndihmës mësimor
Fakulteti Ekonomik, në përmbushje të nevojës për sekretar dekani, si një domosdoshmëri në vazhdimin e koordinimin e punës me personelin brenda fakultetit, me rektoratin por edhe me të tretë, shpall konkurs për pozicionin e Sekretar Dekani.
Kriteret për konkurrim për sekretar dekani i cili do të bashkëpunojë ngushtë me dekanatin dhe rektoratin janë:
- Të ketë diplomë të arsimit të lartë (minimumi Master profesional, diplomë të nivelit të dytë ose ekuivalente me të).
 - Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit. Të njohë programet bazë të Microsoft Office si Excel, Word etj.
 - Preferohet të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e gjuhës letrare kombëtare dhe njohuritë themelore të shkrimit akademik dhe aftësi në redaktimin e materialeve shkresore.
 - Të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet gjuhë angleze, italiane etj.
 - Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të punojë në grup.
 - Të ketë përvojë punë në këtë sektor, përbën avantazh
 - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
 
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan brenda datës 20.09.2017 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit të aplikimit)
 - C. V. të përgjithshme të përqëndruar.
 - Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
 - Trajnime tw ndryshme, (qw lidhen me pozicionin kanë avantazh)
 - Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
 - Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
 - Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
 - Raport mjeko-ligjor
 
Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në dekanat.
Formular aplimiVetdeklarimi
Deklarate
     
			
			
			
			
Njoftime