Shpallje konkursi për personel akademik me kohë të plotë në departamentin e Administrim Biznesit
Fakulteti Ekonomik në Universitetine Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij në Departamentin Administrim Biznes për vitin akademik 2016-2017, shpall konkurs për 1 (një) personelakademik i kategorisë profesor/lektor me kohë të plotë.
Kriteret për konkurim janë:
- Të ketë gradën profesor/doktor në Menaxhim. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet te jenë të njohura nga MAS.
- Të ketë kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
- Të ketë/jetë pjesëmarrës në fushën e kërkimit dhe projekteve.
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 05.10.2016 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
- Raport mjeko-ligjor
Përveç konkurimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament.
Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftime