Shpallje konkursi per pedagog me kohe te pjesshme ne Departamentin Marketing inxhniering ne vitin akademik 2016-2017
Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani” për nevojat e tij në Departamentin Marketing Inxhiniering për vitin akademik 2016-2017 shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.
Kriteret e përgjithshme për konkurrim janë:
- Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkencat e inxhinierisë dhe shkenca ekonomike. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS.
- Të jetë diplomuar në këto fusha me notë mesatare mbi 8.5.
- Të këtë përfunduar studimet Masteri Shkencave (ekuivalente me të) në profilin e Inxhinieri/Marketingme notë mesatare mbi 8.5.
- Të ketë përvojë në mësimdhënie.
- Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
- Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
- Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 22.09.2016 këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)
- C. V. të përgjithshme të përqëndruar.
- Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
- Provime, mikroteza etj.
- Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
- Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
- Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
- Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
- Raport mjeko-ligjor
- Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.
Përveç konkurimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament. Aplikantet qe kane dosje prane departamentit dhe burimeve njerezore, do te bejne vetem rifreskimin e saj, duke dorezuar kualifikime te reja qe mund te kene kryer.
Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresë www.uniel.edu.al/informacione/njoftime