Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Fakulteti i biznesit dhe i drejtësisë, Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Njoftim shpallje konkursi per pedagoge me kohe te pjesshme ne Departamentin Administrim Biznes, per vitin akademik 2016-2017

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani”për nevojat e tij në Departamenti Administrim Biznes për vitin akademik 2016-2017 shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme .

Kriteret e përgjithshme për konkurim janë:

  • Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca ekonomike. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS.
  • Të jetë diplomuar në ketë fushë me notë mesatare mbi 8.5.
  • Të këtë përfunduar studimet Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilinAdministrim Biznes me notë mesatare mbi 8.5.
  • Të ketë përvojë në mësimdhënie apo fushën e kërkimit
  • Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
  • Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.
  • Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 22.09.2016 këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
  • C. V të përgjithshme të përqëndruar.
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
  • Provime, mikroteza etj.
  • Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
  • Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
  • Raport mjeko-ligjor.
  • Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

Përveç konkurimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament. Aplikantet qe kane dosje prane departamentit dhe burimeve njerezore, do te bejne vetem rifreskimin e saj, duke dorezuar kualifikime te reja qe mund te kene kryer.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresë www.uniel.edu.al/informacione/njoftime