Organizohet në Universitetin e Elbasanit, takimi i katërt i koordinatorëve të projektit "From ground to the plate"
Organizohet në Universitetin e Elbasanit, takimi i katërt i koordinatorëve të projektit "From ground to the plate" i financuar nga programi Erasmus +, në të cilën Universiteti i Elbasanit është partner së bashku me universitet e tjera nga Spanja, Portugalia dhe Tunizia
“Nga toka në pjatë” (FP2G), është një projekt rinor, në kuadër të projekteve Capacity Building, i koordinuar nga Bashkia Salceda de Caselas (Spanjë), i cili u shërben të rinjve për të kuptuar parimet e qëndrueshmërisë së ushqimit, ndërsa mësojnë bazat e rritjes në një kopsht organik, përmes zhvillimit të Garden Labs, kopshte komunitare.