Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi me sukses Konferencën e 2-të Ndërkombëtare Studentore "Sfidat e gjeneratave të reja për një të ardhme të qëndrueshme"
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi me sukses Konferencën e 2-të Ndërkombëtare Studentore "Sfidat e gjeneratave të reja për një të ardhme të qëndrueshme”
Rektori i Universitetit Prof.dr. Skender Topi, në fjalën e tij përshëndetëse, shprehu vlerësimin për rëndësinë e angazhimit studentor, duke e konsideruar këtë konferencë si platformën e duhur për të promovuar talentin e studentëve dhe për të krijuar një debat të hapur mbi temat që janë më të rëndësishme për ta. Në kuadër të kësaj konference u zhvillua edhe Konkursi Studentor i Punimeve Artistike dhe Artizanale, ku nuk munguan as çmimet për punimin më të mirë.
Në këtë konferencë morën pjesë dhe përshëndetën Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Prof. dr. Evis Kushi, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Z. Gledian Llatja, Kryetari i Bashkisë Maltepe, Stamboll, Z. Ali Kiliç, si dhe drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Znj. Marsida Hyseni.
Kjo konferencë, e organizuar nga Universiteti i Elbasanit, tregoi rritjen e rëndësishme të interesit të studentëve për të eksploruar fushat e shkencës dhe të krijojnë rrjetet e tyre të kontakteve në nivel ndërkombëtar, si dhe duke prezantuar punimet e tyre origjinale, duke u angazhuar në diskutime të frytshme dhe ndërveprim me kolegët e tyre.