Thirrje për aplikim për mobilitetin e studentëve (PhD) në Universitetin e Foggias, Itali
Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e studentëve (PhD) në Universitetin e Foggias, Itali / Call for applications for (PhD) student mobility at University of Foggia, Italy.
Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për bursa studimi për semestrin e dytë për 7 studentë PhD, në kuadër të projektit International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin e Foggias, Itali. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e interesuar të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të studimeve Doktorale (PhD).
We kindly inform all the students that the call for 7 PhD students within the International Credit Mobility Erasmus +, is opened. University of Elbasan ‘’Aleksandër Xhuvani’’ in cooperation with University of Foggia , Italy, is pleased to invite all the interested students of Faculty of Technical Medical Sciences from Doctoral Studies (PhD), to apply.
Detaje të mobilitetit: / Mobility details:
Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë vitit akademik 2024-2025, me një kohëzgjatje prej 5 muaj. Studentët fitues do të përfitojnë një bursë mujore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e mobilitetit.