Njoftim për trajnim
Në kuadër të projektit TEAVET, Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" njofton se ditën e martë në datën 04.02.2020 në orën 13.00 do të organizoj trajnimin 3 ditor me temë: "Aftësitë bazë për qytetari aktive". Ky modul trajnimi është fokusuar në shpjegimin e qasjes psikosociale mbi zhvillimin njerëzore në përgjithësi dhe më tej mënyrë më specifike në zhvillimin e fëmijës. Trajnimi do të zhvillohet në ambientet e qendrës "Të mësuarit gjatë gjithë jetës", biblioteka e universitetit, kati i II nga data 04-05-06.02.2020. Trajnimi është i hapur për mësues të ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm. Vetëm 30 personat e parë të regjistruar në sistem do të jenë pjesëmarrës. Personat e interesuar të regjistrohen në faqen e ASCAP, https://trajnime.arsimi.gov.al/