Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e studentëve në Masaryk University, Republika Çeke.
Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për bursa studimi për 4 studentë, në kuadër të projektit International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Masaryk University, Republika Çeke. Ftohen të aplikojnë të gjithë studentët e interesuar të UE.
Detaje të mobilitetit:
Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë në semestrit tw parw dhe semestrit tw dytw, tw vitit akademik 2018-2019. Kohëzgjatje e mobilitetit do tw jetw 4 muaj. Studentët fitues do të përfitojnë një bursë mujore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshje e mobilitetit.
Për më shumë informacion ju lutem drejtohuni pranë Drejtorisë së Marrdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- CV në anglisht;
- Kopje e pasaportës;
- Letër motivimi.
Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Afati i fundit për aplikim është data 26 JANAR 2018 !
Ju urojmë suksese!