Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e Stafit Akademik (teaching) në Universitetin e Varnës, Bullgari
Universiteti i Elbasanit “AleksandërXhuvani”, ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar ngaUniversiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin e Varnës, Bullgari,të ftojë 1 staf akademik nga Fakulteti Ekonomik për mësimdhënie.
Detaje të mobilitetit:
Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë vitit akademik 2017-2018 me një kohëzgjatje prej 5 ditësh. Stafi akademik fitues do të përfitojnë një dietë ditore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e mobilitetit.
Për më shumë informacion ju lutem drejtohuni pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze (niveli B2);
- Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
- Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen gjatë vitit akademik, për realizimin e mobilitetit.
Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë zyrës së Protokoll- Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Afati i fundit për aplikim është data 06 Nëntor 2017!
Ju urojmë suksese!