Hapet thirrja për aplikim për mobilitetin e Stafit Akademik dhe Administrativ (training) në Universitetin e Timisoara, Rumani
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ka kënaqësinë, që në kuadër të International Credit Mobility (Erasmus+) të fituar nga Universiteti ynë në bashkëpunim me Universitetin e Timisoara, ne Rumani të ftojë 1 staf akademik nga Fakulteti Ekonomik dhe 1 staf administrativ, që të aplikojnë për trajnim.
Detaje të mobilitetit:
Periudha e mobilitetit do të zhvillohet gjatë vitit akademik 2017-2018 me një kohëzgjatje prej 5 ditësh. Stafi akademik dhe ai administrativ fitues do të përfitojnë një dietë ditore si dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen e mobilitetit.
Për më shumë informacion ju lutem drejtohuni pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Dokumentat e nevojshme për aplikim:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e Pasaportës;
- Letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
- Vërtetim nga Dekani i Fakultetit/ Punëdhënësi, që lejon shkëputjen gjatë vitit akademik, për realizimin e mobilitetit.
Dokumentacioni i sipër kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht, pranë zyrës së Protokoll- Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Afati i fundit për aplikim është data 28 Tetor 2017!
Ju urojmë suksese!